EMRI/ Arrestohet 54-vjecari në Vlorë, ishte dënuar në Itali për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni

0
135

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here