FOTO/ Edhe pse në kohë karantine, Koreja e Jugut e gjen një mënyrë, zhvillon provimet në stadium

0
137

Edhe ne kohen e karantines nga koronavirusi, Koreja e jugut e gjen menyren per te reaizuar ato cka do.

Punëkërkuesit e Koresë së Jugut i janë nënshtruar provimit me shkrim në një fushë futbolli për të respektuar distancën dhe shmangur Koronavirusin.

Sic shihet në foto ata kanë vendosur tavolinat për aplikuesit duke siguruar një distancë të sigurt larg njëra-tjetrës dhe në një ambient të hapur siç është stadiumi.

Koreja e Jugut, është shteti më rezultatet më të mira në gjurmimin, provën dhe trajtimin e pandemisë. Është ndër vendet që kanë arritur sukses dhe kanë bërë të mundur “rrafshimin e kurbës”.

Falë testimit të rreptë dhe zbatimit të hershëm të masave të distancimit shoqëror, ajo ka pasur një numër minimal të rasteve serioze.

Koreja e Jugut ka shënuar deri ditën e sotme 200 të vdekur nga 10. 384 raste gjithsej.

Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve të vend krijuan një departament të posaçëm për të parapërgatitur vendin.

Koreanët dizenjuan dhe prodhuan testet, pastaj krijuan një rrjet laboratorësh, menjëherë në të gjithë vendin, të cilat ishin të gjitha funksionale brenda 17 ditëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here