Gazetarja shqiptare flet nga New York: Është e tmerrshme, në Manhatan nuk ka më vende në morg

Në një lidhje nga Nju Jorku për emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, gazetarja shqiptare atje Kozeta Turishta ka thënë se në qytetin e Manhatanit situata është e rëndë, pasi edhe në spitalin më të madh të këtij qyteti nuk ka më vend në morg.

Si është gjendja e spitaleve atje?

Turishta: Edhe këtu nuk kanë qenë të përgatitur, por po përballohet mirë. Mungesa e respiratorëve ka krijuar vështirësi, spitalet janë në panik,  është mbipopullim, mungojnë maskat, respiratorët.

Unë kam marrë një informacion, në spitalin më të madh në Manhatan nuk ka më hapësirë në morg, ata po përdorin furgon frigoriferik, është e tmerrshme.

A ka arritur situata që mjekët të vendosin kush do të jetojë e kush jo?

Turishta: Po absolutisht po.

Këtu është vendosur që mjekët duhet të vendosur se kush duhet të jetojë dhe kush jo.

A ndihet kriza ekonomike atje?

Turishta: Janë diku 10 milionë njerëz që kanë dalë të papunë, Trump ka nënshkruar një paketë 2 trilion dollarësh që do të përfitojnë këta të papunë.  SHBA po shkon në krizë të madhe ekonomike. Rrugët janë bosh, dhe kjo është e frikshme.

Është frika e përplasjeve sociale?

Turishta: Unë jam në komunikim me policinë, dhe sigurisht që krimi është rritur. Rendi funksionon, policia është në shërbim, por ka frikë.

Gjendja e komunitetit shqiptar atje?

Turishta: Unë jam në komunikim me shqiptarët atje, komuniteti shqiptar po bën një punë të jashtëzakonshme, është krenari e madhe të thuash je shqiptare. Kemi shumë policë që edhe janë të infektuar, infermierë dhe zjarrfikës shqiptarë në Nju Jork, që po shërbejnë në komunitet 24 orë.

Gazetarja shqiptare flet nga New York: Është e tmerrshme, në Manhatan nuk ka më vende në morg

Flet mjeku/ A janë shqiptarët imunë nga

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko