Rekord të zi ka shënuar SHBA sot pasi 1 mijë e 736 persona, si asnjë herë më parë humbën jetën prej COVID-19.
Tashmë nr. total i viktimave në SHBA shënon 12 mijë e 722 teksa të infektuarit kanë kapur 400 mijë.
Në një konferencë për shtyp Presidenti Donald Trump mendoi se ky është piku i vdekjeve dhe të infektuarve për SHBA. Ndërkohë vetëm Nju Jorku që është tashmë pika e nxehtë jo vetëm e SHBA por dhe e botës shënoi 731 viktima.
Gjithsesi kjo shifër pritet të rritet pasi disa shtete në SHBA nuk kanë përditësuar ende të dhënat.