Presidenti Josep Maria Bartomeu ka ftuar zëvendësin e tij, Emili Rousaud, personin që ishte thirrur për të qenë trashëgimtari i numrit një të klubit në zgjedhjet e ardhshme, që të bëhet mënjanë! Bashkë me të dhe Kike Tombasin, përgjegjësin e sektorit ekonomik. Në mikrofonët e “Radio Catalunya” ka mbërritur sulmi i Rousaud ndaj Bartomeut.
“Më telefonoi për të më thënë se donte të ndryshonte Këshillin e Administrimit dhe kishte dyshime te disa drejtues, me të cilëve edhe unë. Kanë dalë lajme në shtyp që kanë bezdisur lojtarët dhe ai ngulmonte se unë kisha kritikuar punën e drejtuesve të klubit. I kam thënë Bartomeut se unë flas me shtypin, por nuk jam informacione dhe nuk kam kritikuar kurrë lojtarët. Sa u takon drejtuesve, i kam thënë se si në çdo ndërmarrje, ka persona që janë më të aftë sesa të tjerët. Më duket e pasjellshme që kjo situatë të bëhet në telefon dhe paparalajmërim. Kuptoj dhe respektoj faktin që presidenti kërkon profile të tjerë drejtuesish, por mund të kishte pritur disa javë për ta bërë. Mënyra nuk më pëlqeu aspak.