Boris Johnson vazhdon të përmirësohet me ritme të mira. Kryeministri britanik, i cili që prej mbrëmjes së të dielës është shtuar në spital, ku po kurohet nga COVID1-19 është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i mirë bëhet i ditur nga nëj zëdhënës i Downing Street i cili foli gjatë mbledhjes së komitetit të qeverisë.
“Kryeministri mbetet në terapi intensive, ku gjendja e tij po përmirësohet. Mund t’ju them se ai ka lëvizur nga shtrati dhe ka folur me ekipin mjekësor”, tha ministri i Financave në Britaninë e Madhe.
Ai ka kaluar tre net në terapi intensive, ka nevojë për oksigjen por jo për ventilator.