Me të ardhmen te Milan gjithmonë e më shumë në dyshim, Zlatan Ibrahimovic nuk humbet kohë dhe është kthyer në fushën e stërvitjes për të ruajtur formën fizike.
Sulmuesi ndodhet në Suedi, ku ndryshe nga pjesa më e madhe e Europës është e lejuar stërvitja e skuadrave. Ibrahimovic ka përfituar dhe është bashkuar me ekipin e Hammarby, ku zotëron edhe 25% të aksioneve të klubit.