Ndodh edhe kjo!! Teksa prisnin në radhë për të marrë pagën pezullohen nga detyra 40 faturino: Ende s’jemi paguar….

0
107

Ndonëse mbledhja në grup tashmë është e ndaluar në vendin tonë për shkak të situatës me COVID, rreth 40 shoferë dhe faturino të transportit urban në kryeqytet teksa prisnin në radhë për të marrë pagën pranë kompanisë, janë njoftuar për pezullim nga puna.

Bëhet fjalë për linjën e transportit qendër-Uzina e Autotraktorëve. Vet këta punonjës tregojnë se ishin njoftuar nga firma që të paraqiteshin për të marrë rrogat, por më pas iu ishte dhënë dhe një shkresë ku njoftohej dhe vendimi për pezullimin e tyre, për shkak të situatës me COVID, pasi në këtë kohë linjat e urbanit nuk punojnë.

Në një raportim live për ‘Neës24, gazetari Osman Stafa teksa lexoi urdhrin e kompanisë në fjalë, tregoi se ky vendim i kishte gjetur të papërgatitur këta punonjës, te cilët kundërshtojnë këtë urdhër.

 

Ndërkohë, një prej këtyre punonjësve të linjave urbane tha se ata nuk kanë marrë ende rrogën e janarit dhe të shkurtit, ndërsa puna vijonte në ato muaj si normalisht. Mes të tjerash ai tha se askush nuk do ta nënshkruaj këtë deklaratë dhe se do të çojnë deri në fund këtë rast.

“Ne kemi janarin dhe shkurtin dhe marsin si pagë lufte. Si kemi marrë këto paga. Kjo nuk ka lidhje me pandeminë. Kemi dy muajt të punës. Dhe për pagën e luftës, atë e kemi nga shteti. Që ditën që u pezullua transporti publik në Tiranë, nuk kemi pasur asnjë kontakt me firmën. Ndërkohë që dje nga telefonuan dhe na thanë; ejani merrni pagën. U paraqitëm sot dhe aty na u njoftua largimi nga puna.

Ne këtë letër nuk e firmosim dhe do e ndjekim më tej. Do të shkojmë ta denoncojmë, nëse firma nuk na përgjigjet. Ne e kemi kontratën e punës. Duhet të më japin pagat. Dhe unë do të firmos dokumentin, dhe më pas do të paraqitem tek firma kur të rinisë puna.”, tha një prej protestuesve./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here