Paloka: Rama po u jep “ndihmë” për falimentim të sigurt bizneseve….

0
124

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilëson projektin ekonomik të qeverisë për bizneset si “ndihmë” për falimentim të sigurt.

Në një postim në Facebook, Paloka ka shpërndarë lajmin e “Koha Jonë” ku është zbardhur dokumenti i qeverisë “Rama” për garancitë sovrane të biznesit që do të marrë kredi për të përballuar krizën e koronavirusit. Dokumenti i qeverisë parashikon që bizneset që marrin kredi, nëse nuk plotësojnë kushtet e kontratës së lidhur mes Qeverisë dhe bankave do të sekuestrohen nga shteti. Pra, një formë e re “shtetëzimi” e pronës private, por me ligj special.

Paloka thotë se kjo skemë gjasme ndihme është falimentim. “Kjo është “ndihma” që Rama “shpëtimtari” , po ju jep bizneseve dhe mijëra familjeve që jetojnë në saj te tyre, “ndihmë” për falimentim të sigurtë…!”,- shkruan Edi Paloka në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here