Gazetari Andi Bejtja, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, për Koronavirusin në Shqipëri.
Bejtja duke ju drejtuar kryeministrit, shprehet se Koronën e solli Karl Marks.
“Që kur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji “shkruan gazetari.
Statusi i plotë:
Po të kesh qëlluar i lexuar, do e kesh kuptuar që Koronën e solli Karl Marks qëkur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji.
Nëqoftëse, nuk je dhe aq i lexuar, prapë ke patur mundësi ta kuptosh që Coronën e solli Marks, kur në një kohë të tillë kur është ndarë më qartë se kurrë, se cfarë është e domosdoshme dhe cfarë më pak e nevojshme, t’u rritën pikërisht cmimet e maskës që të duhet ta mbash në fytyrë, cmimet e shishes së alkolit, madje dhe të ushqimeve bazë.
Dhe nëqoftëse nuk e kuptuar akoma që Coronën e solli Karl Marks, do e kuptosh kur fëmijët të rishkojnë në shkollë: kur të shohësh një pakicë fëmijësh të nxirë nga dielli I karantinës në shtëpitë e mëdha me oborr të dyta apo të treta dhe shumicën e fëmijëve të bardhë, nga mbyllja në 50 metra katrorë me prindërit, gjyshërit e ndoshta dhe me xhajën e nusen e xhajës.
Nuk ka asnjë dyshim që Coronën e ka sjellë Karl Marks.