Italia izolohet deri më 3 maj, Conte: S’mund të rrezikojmë të kemi më shumë viktima

0
139

Italia ka firmosur dekretin e ri për lëvizjen e qytetarëve në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“Masat kufizuese zgjaten deri më 3 maj. Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike.”

Kështu deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Pallatin Chigi duke njoftuar kështu masat e reja të lëvizjes.

Sidoqoftë, libraritë, kancelaritë dhe dyqanet për fëmijë si dhe disa aktivitete të tjera prodhuese, siç janë rihapja e pylltarisë do të jenë të lejuara që nga 14 prilli.

“Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani”: Do të rrezikonim të kishim rritje të numrit të viktimave”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here