Paralajmërimi i shefit të OKB/ Viruset janë armët terroriste të së ardhmes…

0
132

A janë viruset armët terroriste të së ardhmes?

Shefi i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi për rrezikun gjithmonë në rritje të përdorimit të viruseve nga bio-terroristët.

Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur bota është në mesin e pandemisë së një koronavirusi.

Guterres tha në një takim virtual të Këshilit të Sigurisë së OKB se “dobësia dhe mungesa e përgatitjeve të ekspozuara nga kjo pandemi hedhin dritë mbi atë se si mund të duket një sulm bio-terrorist- dhe mund të shtojnë rrezikun për një sulm të tillë”.

Guterres paralajmëroi se ‘grupe joqeveritare mund të fitojnë akses në të tilla viruse që shkaktojnë shkatërrime të ngjashme në shoqëritë e mbarës botës’.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB tha se bio-terrorizmi është një nga tetë kërcënimet që rrezikojnë rendin botëror.

Ai tha se në këto kohëra të vështira, grupet terroriste mund të përfitojnë nga situata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here