“Deputeti Alimadhi në gjendje stabël me oksigjen”, gazetari: Ja sa të prekur nga koronavirusi janë të intubuar

0
131

Gazetari Skënderaj raportoi për “BalkanWeb” nga QSUT për situatën në dy spitalet COVID, ai tek Infektivi dhe tek “Shefqet Ndroqi” si dhe për gjendjen e deputetit Adriatik Alimadhi dhe mjekëve Roland Xhaxho dhe Andi Koraqi.

“Gjendja e Alimadhit stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi me cpap ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrja po gjendja konsiderohet stabile. E njëjta situatë edhe me mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje të mire relativisht pavarësisht faktit që është mbipeshë.

Tek COVID 2, kemi 5 persona në terapi intensive, 4 të intubuar, 2 gra dhe 2 burra. Është edhe një person i pestë jo i intubuar, por me oksigjen. Në pavijonin e COVID 2 mbeten të shtruar edhe 12 persona të tjerë. Kanë pneumoni bilaterale por nga tamponi kanë rezultuar negativë. Por mjekët e sanatoriumit nuk japin garanci se tamponi mund ta kapë kur virusi zbret në mushkëri. Ata thonë se të sëmurët janë me COVID dhe se këtë e tregon skaneri i pulmonit. Vihet re ulje e të sëmurëve dhe komplikacione dhe urgjencave”, raportoi Skëndaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here