Meta uron Luigj Bytyçin për 80-vjetorin: “Bixh balerina” dallohej për elegancën në fushë…

0
197

Presidenti Ilir Meta i ka uruar sot 80-vjetorin ish-mesfushorit të skuadrës së Tiranës Luigj Bytyçi.

Me një shënim në rrjetet sociale, Presidenti Meta i njeh Bytyçiy meritat në futboll, ndërsa shkruan se u përkëdhel nga tifozët si “Bixh balerina” pikërisht për elegancën në fushë.

Postimi i plotë:

Luigj Bytyçi, mesfushori brilant i Tironës legjendare të viteve ’60-’70, mbush sot 80 vjeç.

Në vitet ’60-’70, kulmore të talentit të tij, Luigji u përkëdhel nga tifozët si “Bixh balerina” pikërisht për elegancën në fushën e blertë, intuitën unikale, teknikën e jashtëzakonshme, aftësitë e spikatura si organizator, si edhe për golat e shënuar.

Gjatë karrierës së spikatur Bixhi ka dalë kampion edhe me Partizanin në vitin 1961, si dhe ka fituar edhe dy kupa me të kuqtë në vitet 1961 dhe 1963.

Por me Tironën ai do të shpallej katër herë kampion i Shqipërisë: ’64-65, ’65-’66, 1968 dhe ’69-’70.

Ndaj edhe në këtë vit jubilar të kremtimit të 100-vjetorit të Tironës kryeqytet, uroj që ekipi bardhë e blu të arrijë rezultate të larta mbështetur mbi këtë model e trashëgimi të vyer të brezit të futbollistëve të viteve ’60-’70.

Shëndet dhe jetë të gjatë Bixhit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here