Shifra në rritje vijnë edhe nga Turqia. Mësohet se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 1101, ndërkohë që dje u raportuan 95 vdekje.
Mediat turke raportojnë se numri i të prekurve me COVID shkoi në 52,167. Miliona qytetarë turq janë izoluar të shtunën dhe të dielën, pas një vendimi të menjëhershëm të qeverisë turke, e cila shkaktoi edhe dyndje në supermarkete.
Pandemia ka vrarë afro 108,200, dhe ka infektuar më shumë se 1.76 milion njerëz në të gjithë botën.