Spanja e gjunjëzuar nga koronavirusi, kryeministri Sanchez: Jemi ende larg fitores…

0
124

Spanja është “larg fitores” në luftën e saj kundër koronavirusit, paralajmëroi të dielën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Komentet vijnë pasi numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë u rrit përsëri, pas tri ditësh rënie.

Ky vend regjistroi në 24 orët e fundit 619 viktima të reja, që e rritën në 16,972 numrin e përgjithshëm të tyre. Shifra e viktimave ka qenë 510 të shtunën, më e ulëta që prej 23 mars.

Spanja ka aktualisht 166,019 persona të infektuar me koronavirus dhe thuhet se numri i të infektuarve të rinj është në rënie. Edhe pse autoritetet thonë se pandemia ka arritur kulmin, ato vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullatës që të respektojë izolimin, të vendosur qysh më 14 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Jemi ende larg fitores, momentit kur do të rimëkëmbet normaliteti në jetën tonë”, tha kryeministri spanjoll, Sanchez, në një adresim televiziv.

“Ne të gjithë jemi të etur për të dalë në rrugë… por dëshira është edhe më e madhe për të fituar luftën dhe për të parandaluar rikthimin e sëmundjes”, shtoi ai.

Spanja, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here