Covid-19/ Infektohen edhe dy infermierë të spitalit të Shkodrës…

0
139

Dy infermierë të spitalit të Shkodrës rezultojnë me Covid-19. Sikundër raportohet testit ndaj Covid-19 i janë nënshtruar 7 persona, personel mjekësor në spitalin e Shkodrës, nga të cilët dy kanë rezultuar pozitivë.

Gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe ato janë vetëkarantinuar, ndërkohë që testimet pritet të shtrihen edhe më tej, në personat e kontaktit me dy infermierët.

Një ditë më parë në Shkodër janv kryer në total 32 teste, që pritet të publikohen sot përgjigjet.

Mendohet se ato mund të jenë infektuar nga kontakte të mëparshme me persona që kanë pasur simptoma të Covid-19.

Shkodra është një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi, pas Tiranës, edhe pse në javët e para nuk ka pasur raste të deklaruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here