Përveç faktit se Korça prej ditësh ka rënë në qetësi për sa i përket shtimit të rasteve me COVID-19, nga qyteti Juglindor vjen dhe një tjetër lajm i mirë.
Burime zyrtare pranë Spitalit Rajonal të Korçës por edhe nga DSHP konfirmuan se nga 17 raste me koronavirus që prej fillimit, kanë fituar betejën 15 prej tyre duke u shëruar.
Ndërkohë prej ditësh nuk ka raste të tjera të dyshuara nga Korçë.