Goxhaj akuza qeverisë: Rama do të trajtohet si Miloshevici në Hagë! Do përballet me padinë kolektive të shqiptarëve…

0
118

Avokati Altin Goxhaj shprehet se qytetarët duhet të protestojnë në kushtet e izolimit kundër instalimit të diktaturës dhe planit të Qeverisë për të futur në Kodin Penal të neneve për dënimin me 1 muaj deri në 15 vjet pse dole nga shtëpia për të blerë bukë.

Në studion e Faxnews, Goxhaj tha se studio e tij ligjore po përgatit padinë kolektive të qytetarëve shqiptarë kundër Qeverisë për krime të rënda kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Heqja e paligjshme e lirisë, gjoba të paligjshme, sekuestrimet dhe kofiskimet e paligjshme, vrasje me dashje dhe rrezikim të jetës së shtetasve, dëmtime të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve, shtrëngime me uri, mungesë trajtimi shëndetësor, sabotim të masave të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, përhapje paniku, falimentim të bizneseve, rrënim ekonomik, abuzim dhe shpërdorim detyre, korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut etj!”, janë disa nga akuzat që Goxhaj renditi ndaj Qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga epidemia e Covid-19.

Ai shprehet se Edi Rama do të trajtohet si Miloshevici në Hagë pasi vetëm ai është sjellë kështu me shqiptarët.

Gjithashtu Goxhaj ka deklaruar se do të reagohet këtë javë para se seancës së Parlamentit, të parashikuar më 16 Prill, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Penal në kundërshtim me Kushtetutën si për ndalimet për proçedurën e përshpejtuar ashtu edhe në kuadër të ndalimeve për masa të jashtëzakonshme në kushtet e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here