Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen/ Çfarë po ndodh? Erdogani kishte planifikuar…

0
150

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu dha dorëheqjen të dielën, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, i cili befasoi miliona njerëz.

Ai tha në një deklaratë se po merrte përgjegjësi të plotë për shtetrrethimin e vendosur të premten në 31 qytete turke.

“Qoftë kombi im, të cilin kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe Presidenti ynë (Rexhep Tajip Erdogan), të cilit do t’i besoj për tërë jetën time. Më falni!”

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke bërë që mijëra njerëz të nxitonin në markete duke shkaktuar kaos.

Opozita kritikoi ashpër qeverinë për vendimin e papritur, i cili çoi në konfuzion.

Soylu më parë pranoi se nuk e parashikoi atë që ndodhi.

Pavarësisht vendimit, dorëheqja e tij nuk u pranua nga Erdogan, i cili e la sërish në detyrë.

Mediat opozitare turke flasin për një përplasje të nëndheshme brenda rrymave politike që mbajnë pushtetin në Turqi, pasi Soylu shihet si rivali kryesor i trashëgimisë së Erdoganit.

Sipas tyre, Erdogani kishte planifikuar më parë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, ndërsa ai dha dorëheqjen para këtij veprimi. Kjo shpjegon edhe faktin se përse Presidenti nuk ia pranoi atij dorëheqjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here