Situata në vendin tonë sipas Ministrisë së Shëndetësisë deir më 12.04.2020 është si në vijim: Janë testuar 3877 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
446 raste të konfirmuara
23 pacientë kanë ndërruar jetë
217 pacientë të shëruarShpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 12.04.2020
Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim do t’ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.
Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi.
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 734. 913 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 108 192
Azi: 284 479 raste të konfimuara- 10 541 vdekje
Afrikë : 13 666 raste të konfirmuara- 743 vdekje
Amerikë: 614 674 raste të konfirmuara- 23 826 vdekje
Oqeania : 7569 raste të konfirmuara- 68 vdekje
Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
Europë: 813 829 raste të konfirmuara
73 007 vdekje
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.