‘Burg dhe vetëm burg’/ Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal: Kush thyen karantinën nga gjobë deri në tre vjet burg!

0
117

Diten e sotme jane miratur ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës nga Komisioni i Ligjeve.

Mësohet se kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.

Kështu, në propozimin e parë kush thyente karantinën dënohej me pesë vite burg, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim të enjten Kuvendit, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me tre vjet burg.

Nëse dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infective dënimi do të jetë nga dhjetë vite që ishte propozuar në pesë vite burg.

Nëse thyen dy herë rregullat, qytetarët do të dënohen me gjobë dhe deri në një vit burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here