Engel e Menendez të shqetësuar, i shkruajnë Pompeos: Jo më goditje të rënda ndaj Kosovës!

0
92

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, dhe senatori Bob Menendez, i kanë dërguar një letër sekretarit të shtetit Mike Pompeo, ku shprehin shqetësimin lidhur me taktikat e ashpra të administratës së Donald Trumpit në Kosovë dhe injorimin e fushatës serbe për çnjohjen e Kosovës.

Dy ligjvënësit paralajmëruan sekretarin e shtetit se qasja brutale e administratës se vendit te tyre ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re dhe se fushata e ćnjohjebe të Serbisë kundër Kosovës si.dhe lidhjet e saj të ngushta me Kremlinin, kanë mbetur të pakontrolluara nga ShBA. “Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një qasje të fortë ndaj qeverisë së zgjedhur në Kosovë. Megjithëse jemi dakord që tarifat e Kosovës për produktet serbe – të cilat tani janë hequr – janë kryesisht të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur shpesh nga qeveritë në të gjithë botën, përfshirë administratën Trump. Kosova është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, dhe ne ju bëjmë thirrje që të aplikoni një qëndrim të durueshëm dhe konstruktiv me qeverinë e saj të zgjedhur demokratike” shkruan kongresmeni Engel dhe senatori Menendez, nje nga figutat me tw spikatura te senatit amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here