Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka publikuar nje informacion te rendesishem për rinovimin e lejes së qëndrimit per qytetaret qe ndodhen aktualosht ne Egjipt.
Në një status në FB, MEPJ thotë se tejkalimi i afatit nuk do të përllogaritet si shkelje dhe nuk do të ketë penalizime.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Informojmë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Egjipt, të cilët për shkak të pandemisë COVID-19, nuk mund të kthehen në vendin e tyre, si pasojë e pezullimit të fluturimeve dhe udhëtimeve, si dhe për shkak të pamundësisë për të rinovuar lejeqëndrimet prej mbylljes së zyrave përkatëse, se tejkalimi i afatit të qëndrimit nuk do të përllogaritet si shkelje afati dhe nuk do të kenë penalizime.