Çdo ditë Bob Barber një ish shef i zjarrfikësve në Albany ( në shtetin e Nju Jorkut) viziton gruan e tij Lauren në qëndrën e të moshuarëve ku po qëndron për ca kohë.
Lauren vuan nga Alzheimer dhe Bob më të cilën ka 62 vjet martuar është i vetmi person që njeh akoma.
Familja e saj nuk e ka lënë kurrë vetëm Lauren po për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 vizitat janë pezulluar por që Bob nuk kalon ditë që nuk shkon ta shikoj duke u ulur nën dritaren e saj duke i folur.
Ishte mbesa Alecia Barber e cila publikoi këtë video në TikTok dhe deri më tani ka arritur mbi 5.3 milion klikime.
‘Do të doja të isha me ty’ thotë Lauren në videon e publikuar .
‘ Edhe unë do të doja të isha me ju por për shkak të sëmundjes nuk mundemi’ i shpjegon Bob gruas së tij duke shtuar :
‘Ka një virus të ri përreth, kjo është asrsyeja pse të gjithë mbajmë maska dhe duhet të qëndrojmë larg njëri –tjetrit. Për momentin kjo është më e mira që mund të bëjmë’ .
Bob dhe Lauren u takuan në një lokal në Albany pasi Bob u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Lufta e Koresë.
Lauren prej pothuajse një viti po qëndron në qëndrën e të moshuarëve dhe para shpërthimit të pandemisë Bob darkonte çdo natë me të.
Tani kanali kryesor i komunikimit mes të dyve është bërë ajo dritare, përmes së cilës Bob dhe Lauren më shumë se 60 vjet bashkë vazhdojnë ti deklarojnë dashurinë e njëri –tjetrit.