Ka filluar tashmë prej orës 16:00 mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë për situatën e COVID-19 në Shqipëri.
Duke marrë shkas nga situata në fjalë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë zhvillohet online, ndërsa të pranishëm, ndonëse virtualisht, janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, kryeministri Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, pjesë e kësaj tryeze do të jenë edhe ministri Arben Ahmetaj, Sander Lleshaj, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Etilda Gjonaj si dhe Anila Denaj.