Një mjeke në SHBA ka zbuluar një metodë mjaft të thjeshtë që po shpëton jetë njerëzish të prekur nga Covid-19.
Të Premten, Dr. Mangala Narasimhan mori një telefonatë urgjente. Një burrë në të 40-tat i infektuar me Covid-19 ishte në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e kishin njoftuar mjeken që të vinte në njësinë e terapisë intensive në spitalin “Long Island Jewish Hospital” për të ndihmuar që ta mbajnë në jetë të infektuarin.
Para se të arrijë atje, Narasimhan i këshilloi kolegët që ta kthejnë pacientin përmbys, shkruan CNN.
Narasimhan nuk kishte nevojë të shkonte në njësinë e terapisë intensive pasi metoda që ajo këshilloi funksionoi dhe pacienti ishte stabilizuar.