MSH njofton: Nuk ka viktimë tjetër si pasojë e COVID-19, 82-vjeçari nga Shkodra ndërroi jetë nga tromboembolia

0
127

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar lajmin e publikuar në medie për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se “pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal’.

Me tej, thuhet se “i moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here