“Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre”/ Basha reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: I kërkova qeverisë të…

0
152

Kreu i PD, Lulzim Basha, reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u zhvillua online pasditen e sotme dhe zgjati rreth 5 orë.

Reagimi i plotë

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.

  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here