Vazhdon shkatërrimi dhe shëmtimi i Tiranës nga ‘Lali Eri’ dhe Edi Rama

0
221

Nga: Ilir Sopoti

  1. Zenie e pamjes se monumentit te kultures “Kulla e sahatit” te Tiranes dhe xhamise ne kundershtim me ligjin qe i jep zone te mbrojtur per pamje dhe per ruajtje megjithese del qe kjo zone e mbrojtur ne menyre skandaloze eshte percaktuar 5m nga muret me vendim te institutit te shkencave nr.95, 16.10.1948, dhe xhamia e Etthem beut ka zone te mbrojtur po me kete vendim. Kjo duhet te ishte zone te mbrojtur per pamje dhe per ruajtje dhe me logjiken e thjeshte te cdo njeriu edhe pa qene arkitekt dhe jo vend per ndertim te nje shemtire betonarmeje.

Vetem qe te behet me shume hekur dhe beton qe te fitoje me shume firma Fusha eshte ndertuar kjo strukture e shemtuar me mbulese te valezuar betonarmeje ?. Po keshtu para sheshit para Bankes Kombetare dhe muzeut Historik Kombetar por ketu mbulon edhe shemtiren katerkendore qe del mbi toke ne mes te sheshit nga ndertimi i parkingut nentoke ne sheshin Skenderbej per ajrim dhe ashensor-….. Po keshtu ze edhe pamjen e Pallatit te Kultures edhe ky monument Kulture.Leje ndertimi me trotuar te ngushte dhe akoma me te ngushte sikurse duket me sy nga 4m ne 3,4 metra ne kthese, berryl I perballe spitaleve dhe afer farmacise 5. ARLIS ndertim qe po kryen ndertimet eshte po ajo firme qe po nderton prane ish uzines Enver ne kundershtim me protestat e banoreve te zones qe e donin lulishte dhe perfunduan ne polici dhe me distanca shume afer objektit te ish IMT dhe Drejtorise se Pergjithshme te taksave dhe tarifave te Bashkise duke shkelur distancat e rregullores se zhvillimit me sa duket me sy te lire. Derisa eshte firma e preferuar e Edi Rames dhe Erjon Velise mund te marre miratim per cdo leje dhe si te doje duke ngushtuar trotuarin publik, perspektiven e zgjerimit te rruges etj vetem qe te fitoje disa m2 ndertim me teper . Lali Eri zhduk korsi makine dhe vecanerisht te emergjences se eshte zone spitalore dhe vendos korsi  bicikletash  dhe nga ana tjeter ne kete rruge jep disa leje te kundraligjshme si kjo me trotuar 2m apo 4 metra dhe ne kthese e ul ne 3.4 metra ne vend te 6 apo 8 metra qe duhet te ishte trotuar per te lene mundesi  per sot dhe neser per zgjerimin  e rruges apo per korsi bicikltash etj Duket me sy te lire qe eshte Intesitet i larte ndertimesh,mungese drite dielli , ajrimi. Sipas librave te arkitektures duhet kend 45 grade per drite dielli, ndricim natyror etj . po distancat ndertese-ndertese brenda ketij sheshi ndertimi? Me PDV apo pa PDV? Sipas pashaportes te miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1 te prill 2017 del se per njesine strukturore TR/314 eshte parashikuar qe te jete subjekt i PDV , intensiteti i ndertimit 3,9 , koeficient  45% , lartesi ndertese 9 kate. Me nje shikim te shpejte te gjithe keta parametra duket qe jane shkelur ne dhenien e lejes se ndertimit. Ndoshta eshte dhene me vendim te KKT me rregullore te vecante me distanca nga xhepi i Edi Rames kjo leje ndertimi. Thuhet se ka kohe qe eshte nje stil i ri mashtrimi per berje PDV. Behet nje PDV paraprake qe perfshin gjithe njesine strukturore por kjo as shpallet per mendim dhe as merret aprovimi i pronareve te trojeve te tjere vec atij ku do ndertohet. Pastaj behet nje PDV e dyte qe perfshin vetem truallin ku do ndertohet pallati. Dhe mashtrimi tjeter eshte se ligji e percakton qe PDV hartohet nga Bashkija dhe jo nga privati por ne fakt PDV hartohet nga privati dhe Bashkija vetem miraton ate qe do privati. Nje gje tjeter e dyshimte eshte edhe forma e percakuar per njesine strukturore qe permban brenda pikerisht kete kompleks pallatesh dhe ndertesen e studenteve me sa duket me sy te pare. Pra nuk do kishte kush ta kundershtone apo te mos ishte dakort me kete zhvillim ne kete njesi strukturore apo ti merrej mendimi apo aprovimi ndokujt qe do ishjte pronar trualli vec truallit te ketij kompleksi dhe instucioneve shteterore qe dihet qe shperdorojne detyren. Ketu mban ere.  Lali Erit nuk I behet vone per kushtet higjeno sanitare, kushtet e jeteses se atyre qe do punojne apo banojne aty.

 

I ashtequajtur parku i lodrave i Lali Erit nga 7 xhuxhat , qe ka qene edhe monument kulture bashke me zonen ku po ndertohet gjiganti 35 kat I Kastrati me urdher 122, 5.3.2007 te Ministrise se Kultures dhe ndryshuar me 205, 15.8.2013 fillimisht gjoja per parkim. Nuk dihet se si dhe pse eshte hequr, ndryshuar . Tani eshte kthyer ne shtate “xixat”nga Lali Eri . Nje pjese e ka zene hyrja ne parkim qe eshte po ne sheshin e ish- shtate xhuxhave dhe nje pjese te madhe beton e stola per tu ulur kalimtaret. Nuk ka me asgje nga ato qe terhiqnin dhe argetonin femijet as rroten e madhe me kosha qe rrotullohej, as trenin me shina, as gomarin me kaloshine asgje. Eshte kthyer edhe me keq se nje shesh I vogel lodrash I nje sheshi mes pallatesh me te cilet mburret Lali Eri dhe ben biznesin e rikualifikimit urban.

  1. Nuk kuptohet pse u prish nje kateshja me bodrum qe ishte pjese e Komitetit te partise ( sot selia e PS) qe disa kohe quhej edhe restorant Austria dhe u be kjo shemtire nje kateshe po me bodrum ne kuader te projektit rikualifikimi urban I sheshit Skendebej. Cfare ndryshimi pati apo rrota me bosht e shtuar qe nuk dihet se cfare funksion ka? Vetem per te perlare parate per hekur dhe beton??

 

  1. Prishja , demtimi , i peisazhit, zenia e pamjes nga 35 kateshi i kundraligjshem i Kastrati ngjitur me ish shtate xhuxha ne rrugen e Elbasanit dhe buze unazes me distanca nga xhepi i Edi Rames me te ashtuquajtur rregullore te vecante por qe ne fakt pa asnje lloj rregullore dhe ne distanca edhe me te aferta se ndertimet e zakonshme sepse Shqiperia qellimisht akoma nuk ka te miratuar rregullore, kushte distanca per qiellgervishtesit qe te shihet leme. Duke marre si vije ndertimi jo faqen vertikale te ETC por po ate distance, largesi  qe ka edhe ETC nga rruga e UNAZES del se kemi te bejme me shkelje vije ndertimi nga pallati 35 kat qe po nderton Kastrati . Vija e ndertimit eshte vije e kuqe, e shenjte kudo, edhe buze unazes dhe prane ish parkut te lodrave  shtate xhuxhat . Pra shkelje e vijes se ndertimit  pervec  qe ze pamjen e Dajtit pra prishje te peisazhiut qe ligji per planifkimin dhe zhvillimin e territorit e percakton te ruhet. Me sy te lire distanca e ETC nga buza e troturit te UNAZES eshte 6,5 metra dhe me afer Kastratit 6metra pra per dy katet e para. Ndersa me lart qe atje duhet te merret vija e ndertimit nga kati trete e deri ne fund te lartesise se nderteses se ETC eshte 8-8.5 metra duke shkuar deri 7,5-8 metra prane Kastratit me sa duket me sy te lire. Pra edhe ndertesa 35 kat e Kastrati duhet te ishte 8-8,5 metra nga buza e rruges duke pasur parasysh se UNAZA eshte edhe rruge kryesore, shume e rendesishme. Mirepo pallati i Katratit ne skalijn  e tij fundor afer ish shate xhuxhave dhe Unazes ka arritur me sy te lire ne 4metra nga buza e Unazes. Skandal. Po keshtu edhe dhomat e dala konsol shikohet se kane shkelur vijen e nderttimit. Nese do funksiononte shteti megjithe ndryshimet ne ligj e rregullore qe ka bere EDi Rama per ti lene vehtes dore te lire te shije leme si ti doje qejfi prape ai  ka shperdorur detyren dhe SPAK duhet te hetonte dhe ta dergonte ne burg qe po shemton dhe shkateron Tiranen dhe jeten e banoreve te saj..

Vetem per ca m2 me teper ndertim qe te fitoje me shume Kastrati nje vendosje e tille e pjerret dhe skandaloze e nderteses me rrugen . Po keshtu edhe distancat nga ndertesat e tjera jane nga xhepi i EDi Rames sepse eshte me rregullore te vecante leje nga KKT. Tani po bejne edhe dhoma ballkone te dale mbi trotuar shume qe nuk lejohet ne asnje vend te botes te dalin mbi trotuarin public dhe kushedi sa shtrenjte do shiten.

edhe

 

  1. Leje ndertimi ne hapesiren midis pallateve 5 katesh , midis rruges Mine Peza dhe rruga e Durresit ne trekendeshin e kufizuar nga rruga e Fortuzit. Pse duhet te ndertohet te sheshi i pallateve vetem per perfitime? Edhe pallati tjeter 10 katesh qe duket midis sheshit te pallateve me tej nuk duhet te ishte ndertuar shume vite me pare me leje te Edi Rames kryetar Bashkije dhe me sa thuhet eshte dhene leja atehere vetem se nje nga pronaret e truallit ishte miku i Edi Rames. Po parkim, po gjelberim , per banoret e ketyre pallateve , dhe koeficintet e tjere sikurse e percakton rregullorja e zhvillimit? Po rruga e divejuar dhe dredha dredha a ploteson ndonje kusht ? Po PDV a eshte hartuar , kerkuar miratimi i ½ apo 2/3 te banoreve dhe pastaj miratuar nga Bashkija ? Me siguri qe jo sepse banoret , pronaret e apartamenteve nuk do te ishin dakort  tu perkeqesoheshesin kushtet higjeno –sanitare, kushtet e jeteses etj.  Me sa duket eshte hartuar, miratuar leje  bazuar betem ne nje kusht formal si distanca ndertese ndertese  baraz me numer katesh te njeres plus numer katesh te tjetres plus 2m qe eshte nje kusht skandaloz. Sipas librave te arkitektures duhet kendi 45 per ndricim,, drite dielli etj. Ky kusht i distancave eshte ndryshuar disa here me siguri nga mafia e ndertimit ne bashkepunim me kryetar Bashkije dhe pushtetare sepse i dilte te fitonte pak nga ndertimi mafies. Neni 34 i rregullores se zhvillimit te territorit  me VKM 408, 13.5.2015 ne fillim thoshte ku nuk parashikohet PDV ( edhe kjo mban ere dhe eshte bere qellimisht qe ti lere dore te lire per korrupsion Kryetareve te Bashkive etj ne hartim dhe zbatim te PPV -ve) distanca minimale  e lejuar midis ndertimeve d=hmax e nderteses me te larte x 0,8 dhe ne zonat e reja apo ekzituese per rizhvillim ajo me lartesine maksimale mbi toke te ndertimit me telarte. Dhe neni 35 distance nga kufiri i prones d=hmax x0,8/2 dhe ne zonat e reja dhe rizhvillim sa ½ e lartesise maksimale te ndertimit me te larte mbi toke. Dhe pikerisht perpara miratimit te PDV te Tiranes me vendim te KKT nr.1 me date …04.2017 nxirret VKM 231,21.03.2017 qe ndryshon sa me lart nenin 34 ne distancave ndertese ndertese baraz me numer katesh te njeres plus numer katesh te tjetres plus 2m dhe nenin 35 ne numrin e kateve mbi toke te ndertimit plus 1m. Kjo eshte skandaloze ne favor te mafies se ndertimit dhe ne dem te kushteve higjeno sanitare, te jeteses  se banoreve, ndricim, drite dielli, ajrim etj.. per kete duhet te hetoje SPAK per ndryshimin e shpeshte te rregullores se zhvillimit dhe ligjit per planifikimn dhe zhvillimin e territorit ne favor te mafies se ndertimit po ashtu edhe per PPV te Tiranes te miratuar me vendim te KKT nr.1,..04.2017 dhe vendimet etjera te KKT apo te vete Edi Rames me rregullore te vecante me distanca nga xhepi i Edi Rames ne kundershim me cdo gje duke shkaterruar Tiranen dhe Shqiperine.

pashaporta e miratuar me vendimin e kuindraligjshme te KKT nr.1 te prilit 2017 thote se per njesine strukturore TR/270 eshte subjekt i PDV, intesiteti i ndertimit 2,4, lartesi ndertimi 10 kate, dhe koeficineti in ndertimit 45%. Pra kjo zone duhet te jepej leje ndertimi pas miratimit te PDV por me siguri me kete PDV nuk do ishin dakort pronaret e trojeve dhe objekteve te kesaj zone sikurse e kerkon ligji. Le te na e shpjegoje Lali Eri.

Me sigur i po te ishim ne nje shtet Europian ky ndertim do te kundershtohej nga banoret dhe nuk do te ndertohej kurre sikurse jane rastet qe me kane treguar ne Holande, Delft, dhe ne Athine etj. Por ketu ne Shqiperi korrupsioni  i administrates ben qe sa me shume te kundershtohet nje ndertim nga banoret aq me egersisht reagon Qeveria, Bashkija dhe policija dhe ndertimi behet qe behet.

  1. Leje prapa zones se ambasadave qe eshte ne dy anet e rruges Skenderbej, shkelje distancash, u heq banoreve te pallateve 3 kat ekzistues driten diellin ajrimin. Rruga lene vetem me nje korsi ne kufi me zonen e ambasadave. Po distanca nga kufiri i prones, intesiteti i ndertimit?

Me sy te lire duket qe distanca nga pallati 3 katesh te pallati 8 katesh qe eshte terhequr rreth nje meter ne katin e 7 dhe te tete eshte 8-9 metra kur duhet te ishte me shume sipas rregullores se zhvillimit te ndryshuar disa here qe nga miratimi ne 2015 duke keqesuar kushtet higjeno sanitare per banoret, duke zvogeliuar distancat ndertese ndertese nga sa lartesi e nderteses me te larte etj ne shume numer katesh te dy ndertesave plus 2m qe eshte skandaloze sepse arkitektura ne tekste ka percaktuar qe kendi duhet te jete gati 45 grade qe te kete banesa drite dieli, ndricim etj. Mirepo me siguri si ne shume ligje edhe ne ligjin per planifikimit dhe zhvillimin e territorit dhe rregulloren e zhvillimit dhe plane rregullues (PPV)  e studime urbanistike  (PDV ) pasi miratohen me norma te duhura fillojne ndryshimet , perkeqesimet ne dem te banoreve sepse keshtu duan firmat e ndertimit , mafia e ndertimit se nuk ju del hesapi te fitojne shume e me shume. Ketu eshte shume afer me zonen e ambasadave, ne kufi,  dhe ka lene nje largesi rreth 4-5 metra duke mos lene as rruge me dy korsi dhe trotuar rreth 2m. Pas katit te 6 te si gjithnje hyn shkallezimi mashtrimi i arkitekteve qe rregullorja nuk e permban por Bashkija qe u sherben mafies se ndertimit e pranon kete truk si ne shume leje te tjera te dhena me pare. Sipas rregullores te zhvillimit te katandisur keq 6 kate me 3 kate duhet te ishin larg 11 metra larg qe nuk jane sikurse duket me sy te lire dhe 8 kate me 3 kate duhet te ishin larg 13 metra qe prape nuk jane po te shikohet me sy te lire, pra eshte leje e kundraligjshme ndertimi dhe zhvillimi. Sipas pashaportes te miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1, 04.2017, kjo zone eshte subjekt i PDV , intensitet ndertimi 3,6, koeficient 45%, lartesi ndertimi 9 kate. Po keshtu sikurse duket edhe nga tabela ne objekt me siguri leja e ndertimit eshte miratuar pa PDV, pa  marre miratimin e me shume se gjysmes se pronareve te pasurive te njesise strukturore. Ju ka hequr mundesine e zhvillimit neser te 3 kateshit , iu ka zene driten dhe diellin banoreve….Ne Hollande , Greqi etj nese banoret nuk duan te ndertohen pallate ne nje zone nuk ndertohet pallati dhe mbetet lulishte apo truall apo…Ky parim ne mos gabohem eshte i sanksionuar ne konventen e Arhusit qe ka firmosur edhe Shqiperia.

  1. Bulevardi Zogu i Pare ka qene me pllaka bituminoze shtruar ne kohen e Zogut apo te Italise qe rezistuan 70 vjet me pak demtime megjithese ne parada ushtarake mbi to parakaluan tanke dhe diagace. Me ardhjen e Edi Rames Kryetar Bashkije ne mos gabohem ne vitin 2007 u shtrua nga e para me pllaka por dihet qe firmat e dyshimta qe zgjidhen ne tenderat e dyshimte te Edi Rames e shtruan shume ngadale dhe me cilesi aq te keqe saqe nuk rezistoi dot as 7 muaj. Naten shkonin punonjesit e Bashkise mbushnin gropat ne rruge ne pllakat me rere. Tani Lali Eri perseri me tender te dyshimte ja dha firmes se preferuar te Edi Rames te quajtur Fusha qe mbasi beri me cilesi te keqe ( pllaka te keqija me carje dhe difekte dhe ne kulmin e piramides duhet te ishin niveluar me nje plan me pllakat e tjera e jo te ishin te ngritura ne nivel) shtrimin me pllaka te sheshit piramide Skenderbej me cmime katastrofike mori edhe bulevardin Zogu i pare dhe ne vend qe te shtrohej me pllaka bituminoze perseri per bukuri , estetike, tradite dhe elegance te Tiranes perfundoi me asfalt si rruge ordinere e zakonshme. Ky bulevard ne mos gabohem ka qene zone e mbrojtur me VKM 180, 13.04.2000 qe u ndryshua sipas qejfit te Edi Rames ne 2017 dhe qe duhet te hetohet nga SPAK edhe ky ndryshim, kjo VKM. Skandaloze. Po shikohet se edhe niveli i rruges eshte me lart se ka qene po te krahasohet me anen tjeter me pllaka dhe disa elemente betoni qe duhet ti blinte Fusha shikohej si e derdhte betonin ne vend per ti prodhurar. Skandal. Turp e faqe e zeze. Ne vend qe te zbukurohet shemtohet cdo dite Tirana , kryeyteti qe 100 vjetori e gjeti ne nje dite te zeze ne drejtimin e Edi Rames dhe lali Erit. As qytetaret dhe as ekspertet nuk pyeten fare.
  2. Parku rinia betonizim, ku kishte bar dhe peme tani beton dhe hekur. Kuptohet qe te fitoje tenderin ai qe duhet ta fitoje duhet beton dhe hekur se nuk ka interes njeri te mbjelle bar dhe peme , nuk ka fitim. Vetem me hekur dhe beton ka fitime dhe mund te behet korrupsion. Po aty mund te zhvillohen koncerte dhe festivale dhe i shtohet xhiro lokalit te mikut te Edi Rames .

 

 

  1. Leje rruga Myslym Shyri, dy rruge te ngushta anesore dhe vije ndertimi ndoshta te ndertimeve pa leje 4-5 kat. Sipas pashaportes te miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1, prill 2017, njesia strukturore TR/379 eshte subjekt i PDV , instesitet ndertimi 3,5, koeficient shfrytezimi 45% , lartesi ndertimi 9 kate. Pa hartuar, konsultuar dhe miratuar PDV?

 

  1. Galeria e Arteve Monument Kulture me urdher 122, 5.3.2007 te Ministrise se Kultures . Ka shume jave pa asnje lloj tabele per punime qe po kryhen apo do kryhen. Duket ndoshta si instalacion dhe grumbull hekurash qe prej disa vjetesh, nje ndertim i perkohshem me hekura me boje te bardhe dhe peciklas i quajtur Reja, qe na paska zbritur ne toke dhe nuk ngrihet me,  i ka zene pamjen prej disa vjetesh galerise se bukur te Arteve kur nuk lejohet ndertim i perkohshem  me shume se 180 dite nga rregullorja per zhvillimin e territorit . Dhe tani ja galeria u kthye ne germadhe me rrecka rrecka si lypsar dhe ne drite ndricon instalacioni i perkohshem REJA. Skandal. A mund te na jape pergjigje Lali Eri?

 

  1. Leje rruga Hoxha Tahsin pak para kryqezimit me Unzen, shkelje distancash lene pa drite, pa diell, faqja e pallatit 5 katesh te kohes se Enverit. Faqja me dritare quhet e gjitha faqe me dritare edhe sikur te kete vetem nje dritare ne gjithe gjatesine dhe duhet te zbatosh distanca . Distanca midis dy ndertesave 5 kat pallat me tulla silikate dhe pallatit te ri  sikur te shikohet, te pranohet mashtrimi qe behet me shkallezim 5 kate dhe pastaj terhiqet  1,5 apo 2m prapa gje qe nuk e parashikon rregullorja e zhvillimit te territorit shkallezimin  eshte 5 +5 +2 metra baraz 12 metra ndersa ketu me sy te lire duket qe distanca eshte 6 apo 7 metra pra eshte shkelur. Sado qe faqja e pallatit te ri  te mos kete dritare prape njesoj i ze diellin pallatit te vjeter 5 kat dhe sipas librave te arkitektures kendi per drite, diell duhet te jete 45 grade. Edhe sikur te mendohet  se banoret i kane kthyer nga ballkon ne llozhe apo te kene qene thjesht dritare prape shkelen distancat dhe i ze driten, diellin pallati i ri. Po keshtu prape me terheqjen me mashtrim ne katin e peste dhe te shtate nuk plotsohen distancat e rregullores se zhvillimit objekt-objekt. Po keshtu nuk plotesohet as distanca nga kufiri i prones ne anen tjeter buze rrugices  qe eshte numri i kateve plus 1m. Shikohet qe me sy te lire qe eshte shkelur edhe vija e ndertimit me rreth 1meter apo gjysem metri kur vije ndertimi  eshte faqja  e pallatit 5 kat me tulla silikate buze unazes. Po gjeresia e rruges anesore ne anen tjeter ? Po intensiteti i ndertimit? Koeficineti i shfrytezimit ?  Sipas pashaportes se miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1, prill 2017, kjo zone eshte subjekt i PDV, intesiteti ndertimi 3,5 , koeficinet shfrytezimi 45%, lartesi ndertimi 10 kate. Miratuar me PDV apo pa PDV? Nuk kuptohet pse u rrafshua nje vile e bukur me 2 kate dhe u ndertua nje pallat i tille i zakonshem qe shkel rregullat dhe te drejtat e qytetareve.

 

 

  1. Truall publik qe derisa perdorej nga Bashkija si pjese e oborrit per makinat e IMT i tille duhet te kete qene. Jepet per shesh kantieri ndertimi privat, shume afer nderteses publike, lene hekura nga ana e nderteses publike per te vazhduar, zhduken lulishten e kundershtuar nga banoret qe thuhet se ufuten ne burg, dhe ndertues ARLIS NDERTIM . Ne Hollande per nje siperfaqe te madhe si pyll lulishte me thane kujton se nuk ndertohet ketu por nuk duan banoret, po keshtu ne Athine nje lulishte ne vogel me thane qe filloi te behej pallat dhe e kundershtuan banoret dhe mbeti lulishte. Konventa e Arhusit?? ne Shqiperi nuk pyet njeri sado e madhe te jete rezistenca e qytetareve le pastaj kur nuk flasin fare jepen leje duke shkelur cdo  ligj dhe rregull duke iu zene driten diellin, ajrimin, shklelur vije ndertimi etj

 

  1. Kompleksi skandaloz me pallate pingul dhe jo paralel sic duhet te ishin me Rrugen e Kavajes me qellim shfrytezim maksimal te truallit per ndertim, me studim te miratuar nga Edi Rama studios se pjesemarresit nga Greqia ne te ashtequajturat konkurse nderkombetare ne Tiranen e mbyll katrahuren me shkelje te vijes se ndertimit sikurse kuptohet me nje shikim te lire. Distanca nga trotuari duhet te jete e njejte, e barabarte  per te gjithe ndertesat pavaresisht se rruga vjen e drejte apo kthehet me hark dhe sidomos ne kryqezim dhe buze nje rruge te tille kryesore duhet te jete me e madhe. Ndersa ketu kur vjen nga pallati ku ndodhet hotel Hilton Garden INN fillon cepi i pallatit me gjeresi trotuari apo nga buza e rrugesme sa duket me sy te lire  8-9 metra pastaj ne cepin tjeter te pallatit shkon ne 6-7 metra. Pastaj kur fillon kompleksi i favorizuar nga Edi Rama kjo gjeresi ngushtohet ne 5-6 metra dhe ne fund ne kryqezim me sa duket me sy te lire kjo distance eshte 4-5 metra. Skandal . Ne kryqezim kjo duhet te ishte edhe me e madhe se deri ketu jo me e ngushte. Por keshtu fitimi nuk do te ishte maksimum. Behet fjale per m2 ndertim me teper. Ndoshta edhe kur eshte miratuar po te shikohet tabela apo leja e miratuar do te kuptohet se kjo distance eshte ngushtuar. Le ta na shpjegoje Edi Rama dhe Erjon Velija. Per te gjitha keto raste te shkelje  me leje te vijes se ndertimit minimumi qe mund te behet eshte te prishen volumet shtese apo i gjithe ndertimi dhe demi dhe fitimi i munguar te paguhen me para nga pasurite qe duhet ti sekuestrohen Erjon Velise dhe Edi Rames.

 

 

  1. Shemtira stadium e Edi Rames , i ashtuquajtur AIR ALBANIA, kioske me konsol dhe me kunj e Edi Rames. Stadiumi Qemal Stafa ka qene miratuar monument kulture me urdher nr. 122, 05.03.2007 te Ministrise Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve dhe ndryshuar ne vetem ruajtje fasade perendimore me urdher te Ministrise se Kultures nr.127, 25.05.2016 nen urdherat e Edi Rames.
  2. Leje lali Eri ne rrugen e Dibres. Duket qe objekti i ri eshte duke u ndertuar 2-3 metra nga dritaret dhe muri i objektit te vjeter 3 kat. Distancat me rregulloren e zhvillimit te territorit ndryshuar shume here duke zvolgeluar distancat ne favor te mafies se ndertimit eshte sa kate objekt i vjeter plus sa kate objekt i ri plus 2m dmth duhet te jete 3 + 3 +2m te pakten 8 metra larg. Objekti i ri duket qe ka shkuar deri ne kufi prone por tabela tregon qe ne kete shesh ndertimi perfshihet edhe vile 3 kateshe. Nese objekti i vjeter 3 kat nuk do prishet por do ruhet kjo nuk eshte ruajtje e vlerave te tij arkitekturore duke ndertuar kaq afer dhe duke i zene driten dhe diellin. Nese do shembet vila tre kateshe me vlera arkitekture e lene pas dore qe ndoshta eshte edhe monumet kulture ky eshte nje krim tjeter i Lali Erit per shkaterimin dhe shemtimin e Tiranes, zhdukjes se vlerave akritekturore te Tiranes edhe nese nuk eshte objekt monument kulture.

 

  1. Leje ndertimi me prishje te Monumenteve te Kultures ne rrugen Tefta Tashko Koco ( rruga e Pishes sikurse e quan populli). Me PDV pa PDV? distanca nga pallati 5 katesh , etj. Sipas pashaportes se miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1, prill 2017, n jesia strukturore TR/347 eshte subjekt i PDV , intensiteti i ndertimit 2,5, koeficienti shfrytezimit te truallit 45%, lartesi ndertimi 8 kate. Nuk besoj te jete marre miratimi i banoreve apo pronareve te zones per PDV.

Nga tabela duket qe ndertimi i 8 kateshit me leje te Lali Erit nuk parashikon vetem prishjen e nderteses 2 kateshe te abandonuar dhe prishur gradualisht rrethuar prej disa kohesh me llamarina  por edhe te dy ndertesa ve te tjera 2 kateshe deri te ndertesat 1 kateshe. Me sa mbaj mend  keto dy ndertesa jane monument kulture dhe sikurse duken edhe nga pamja e jashtme jane ndertesa me vlera arkitekture pavaresisht se me siguri pa asnje  lloj leje jane transfomuar dhe shemtuar ne katin e pare.  Ka shume mundesi qe njera apo te dyja nga keto te jene banesa ne rrugen tefta tashko Nr.42, shpallur me vendimin nr. 8, 18.12.1987,  te Komitetit te Kultures dhe arteve. Apo me urdher 276 te Ministrise se Kultures 16.7.2015? Kete mund ta na e qartesoje Lali Eri dhe “piktorja e vogel” drejtoreshe e Institutit te Monumenteve  te Kultures por edhe Ministrja e Kultures qe nga ana e saj eshte dhe arkitekte dhe lufton fort per ruajtjen e trashegimise kulture ne Shqiperi por me sa duket edhe me shume se parardhjesja e saj qe ishte vec perkthyese. Edhe sikur te mos jene monument kulture derisa kane vlera arkitekturore duhet te ruhen dhe Bashkija e Tiranes dhe shteti te subvencjonoje riparimin dhe venien ne funksion te tyre dhe jo rrafshmin dhe berje pallati te zakonshem. Dicka e tille per subvencionim me fonde dhe lehtesira per pronaret nga Bashkija dhe qeverija duhet bere sa me pare per ruajtjen dhe restaurimin e nderteses 3 kateshe ne rrugen  Vrana Konti ku eshte themeluar dhe per nje kohe te gjate ka vazhduar pune Radio Tirana dhe pastaj instituti Etnografik. Kjo nuk u permend dhe nuk u shfaq ne pamje si ndertese as ne 100 vjetorin e Radio Tirana. Ndoshta qellimisht qe te degradohet nga dora e qellimshme e njeriut dhe te rrafshohet nga ndonje firme ndertimi dhe te zevendsohet me ndonje pallat te zakonshem. Sot po degradohet cdo dite nga mosmirembajta dhe te vjen te vesh duart ne koke kur shikon qe aty jetojne disa rome qe ndoshta jane vene qellimisht per ta shkateruar dhe rrafshuar dhe aty behet pazari i plackave te perdorurra. Nje ndertese me vlera te atilla te shquara arkitekturore dhe historike. Cfare krimi.

Edhe nga ana e pronesise sikurse permendet edhe  ne Tabele me sa di keto dy ndertesat 2 kateshe apo te pakten njera jane prone e familjes Toptani.  Keshtu Lali Eri krah per krah me Edi Ramen po zhdukin apo me sepaku ne ndonje rast si tek Kalaja e Tiranes apo Ministrite etj po percudnojne trashegimine kulturore dhe arkitekturore te Tiranes, Vlerat  historike, arkitekturore duke i zevendesuar me pallate qe sigurisht as turistet as banoret e Tiranes dhe Shqiperise nuk do kene interes as ti viziojne as ti shikojne. Ketu duhet te hetoje SPAK sesi ka mundesi dhe si ka ndodhur sesi eshte shkelur ligji dhe pse jane hequr kaq shume monumente nga lista e monumenteve te kultures ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi per tu zevendesuar ,me pallate e ndertime te tjera apo si jane shkelur zonat e mbrojtura dhe kushtet e mbrojtes se monumenteve apo jane percudnuar monumentet e kultures  nga Edi Rama kryetar  bashkije dhe kryeminister apo Erjon Velija apo…….. te hetohet nga SPAK si u kalua nga VKM 180 e vitit 2000 ne VKM  eprill 2017. kjo duhet bere sa me pare dhe te ndalohet vala e shkaterimit dhe shemtimit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise.

 

  1. Vile e verdhe 3 kat qe po rrafshohet , me aq sa mund te kuptohet nga larg, ne zonen prapa Parlamentit te Shqiperise . Kuvendi I Shqiperise eshte monument culture me urdher te Ministrise se turizmit, Kultures, rinise dhe sporteve 122, 05.03.2007. Sipas pashaportes te miratuar me vendimin e kundraligjshem te KKT nr.1, prill 2017, njesia strukturore TR/205, kjo zone eshte subjket i PDV , instesitet ndrtimi 4, koeficint shfrytezimi 45%, lartesi ndertimi 9 kate,

Me sa jam ne dijeni prapa parlamentit ka qene nje vile  e bukur e larguar 8metra apo me shume nga buza  e rruges qe u rrafshua nga pronaret apo bleresit per te bere pallat por ngaqe eshte prapa parlamentit nuk I jepej leje per te ndertuar sepse mund te nevojitej per zgjerim zyra per parlamentin neser.  Kjo zone ka qene brenda zones se mbrojtur me VKM 180 te vitit 2000 por ka shume mundesi mund te jete hequr nga zone e mbrojtur me VKM e prill 2017 qe ndryshoi VKM 180, te vitit 2000.

Ketu rruga Donika Kastrioti shikohet  nje vile me vlera arkitekturore e terhequr prapa dhe nje ndertese  tjeter qe po ngrihet me leje 2 kateshe me largesi 2-3 nga buza e rruges perpara saj . Ne vend qe te prisheshin edhe ato dy tre vilat e tjera te ndertuara me siguri me leje te kundraligjshme duke u afruar deri 2-3m te buza e rruges  si vila ku ishte dhe ndoshta eshte ambasada e Serbise ,po 2-3 metra nga buza e rruges dhe prapa Parlamentit shtohet edhe nje kafsheri dhe shemtire tjeter. Skandaloze. Prishen ndertesat e bukura te kohes se Italise apo te Zogut qe ishin te terhequara prapa larg nga rruga dhe me oborre e gjelberim perpara , ne vend qe te ruheshin dhe restauroheshin dhe ecet nje balle me ndertesa perpara deri 2-3 metra nga buza e rruges. Edhe kjo siperfaqe qe po ndertohet tani mund te sherbente neser per  parlamentin. Po keshtu duke kapur kete vije ndertimi te avancuar nga korrupsiomi dhe kafsheria neser do ndertoje vile me 2 m nga trotuari edhe ai qe ka pasur vile dje dhe e ka gjithe ate siperfaqe  parkim sot. Ne vend qe te shkohet perpra shkohet prapa nen drejtimin e Erjon Velise dhe Edi Rames duke shemtuar dhe shkaterruar Tiranen. Me PDV apo pa PDV? Me siguri nuk zbaton as distance nga kufi ri prones….etj

Tirane, me 03.2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here