Hajdari thyen rregullat, ja se çfarë bënë në Kuvend/ Dua që të më dëgjoj populli…

0
136

Edhe pse është caktuar që të gjithë deputetët të flasin nga vendi ku janë të ulur, deputetja Rudina Hajdari është çuar në këmbë dhe i është drejtuar foltores së Kuvendit.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i tha se mund të fliste nga vendi, por ajo iu përgjigj “dua që të më dëgjoj populli”.

Ruçi sqaroi se kishte kamera në çdo pikë të Kuvendit, por duket se Hajdari e kishte ndarë mendjen që do të fliste nga foltorja.”Mund të flasësh aty nga vendi, ka kamera dhe aty, ne për shëndetin tuaj e kemi”, tha Ruçi.

Hajdari e nisi fjalën e sa me një falenderim për mjekët, punonjësit e policisë dhe gazetarët që janë në vijën e parë të betejës me Covid 19, ndërsa nuk harroi dhe të gjithë bizneset private që qendrojnë hapur në shërbim të qytetarëve.

Deputetja shtoi më tej se shumë familje ndodhen në varfëri ekstreme, dhe se situata ekonomike ka nxjerrë në pah diferencat sociale mes njerëzve në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here