Si gjithmonë Rama nuk harron të sulmojë portalet dhe të mburret: Vetëm qeveria ime shpërndan qese me ushqime…

0
119

Edi Rama sapo është shfaqur në sallën e parlamentit ka ndërhyrë duke bërë si i nervozuar me deputetin Muslim Murrizi.

Pasi i ka quajtur `dëngla` kritikat që i janë bërë për mënyrën se si po e menaxhon krizën e pandemisë me rastin e virusit COVID-9, Rama sërish ka sulmuar portalet të cilët sipas tyre shpërndajnë lajme që nuk kanë lidhje me realitetin.

Gjithashtu Rama ka mburrur qeverinë e tij duke thënë, se nuk ka asnjë tjetër si ajo që çon qese shtëpi më shtëpi.

‘Përse hidhesh përpjetë. Dënglat e tua janë dëngla. Un fola për dënglat e atyre që në përgjithësi hanë e pinë, e ju qajnë hallin atyre që janë në nevojë e përbuzin edhe tallin si ato rrëfimet e Eqerem bej Vlorës ne emër të të varfërve dhe atyre që po vuajnë.

Ato që lexojmë në portale dhe ato që i shihni këtu nuk kanë lidhje me realitetin. Më thoni kush është ajo qeveri që çon qese. Qeveria italiane çon tallona në këto kushte’, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here