E ftuar në “360gradë” në RTV Ora, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se ISHP i ka kthyer përgjigje që testimet në Shkodër kanë filluar qysh në 26 shkurt.
Ndërkohë, gjatë emisionit, është diskutuar edhe një fenomen i pazakontë, sidomos në kohë pandemie dhe lidhet me përcaktimin e shkaqeve të vde kjeve në territorin e qytetit të Shkodrës nga 1 janari deri me 9 mars 2020. Gjatë kësaj periudhe, sipas Zyrës së Gjendjes civile, rezulton se 144 persona kanë ndërruar jetë në qytetin e Shkodrës. Prej tyre, 85 ose 59% e totalit, nuk kanë të përckatuar shkakun, duke u klasifikuar si “vdekje natyrore”.
Petrit Vasili, me profesion mjek, e ka konsideruar të papranueshme që të mos përcaktohet shkaku, sidomos në kohë pandemie që po kalon vendi. Jo vetëm duhen përcaktuar shkaqet ka thënë ai, por edhe duhen studiuar në kuadër të virusit korona. Edhe nëse nuk ke shfaqur simptoma, ky informacion sherben për të gjurmuar të afërmit, mjekët që mund të kenë shërbyer, ka thënë nënkryetari i LSI-së Vasili.
Nga ana tjetër, gazetari Artur Çani e ka thënë haptas se Shkodra po trajtohet nga qeveria si armiku i rradhës.