Hungaria dhuron 100 mijë maska, Basha takon ministrin e jashtëm: Nuk jemi vetëm

0
119

Hungaria ka ofruar sot rreth 100 mije maska mbrojtese ne ndihme te Shqiperise ne luften kuder koronavirusit.

Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar nga afer ministrin e jashtëm te Hungarise per ti shprehur mirenjohjen dhe falenderimin qe u gjend prane ne keto kohe te veshtira.

Postimi i plote

Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë.

Nuk jemi vetëm

Fotografia e Lulzim Basha
Fotografia e Lulzim Basha
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here