Japonia merr shembull nga SHBA, deklaratë e fortë: Do të rishqyrtojmë fondet për OBSH…

0
145

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, deklaroi ditën e sotme gjatë një konference për mediat, se OBSH-ja ka probleme dhe se Japonia do të rishikojë fondet e saj për organizatën pas përfundimit të pandemisë.

“Ne duhet ta mbështesim OBSH-në me vendosmëri tani. Megjithatë, është e vërtetë që ka probleme.

Unë mendoj se është e nevojshme të merret parasysh pasi të ketë mbaruar shpërthimi i koronavirusit,” tha Abe.

Abe thotë se OBSH ka marrë një qëndrim politik dhe se Japonia ka kërkuar që Tajvani të bëhet anëtar për disa vjet.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë renegate dhe kundërshton përfshirjen e tij si të barabartë nga organizatat ndërkombëtare.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën e 14 prillit se do bllokojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të bëhet një rishqyrtim për to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here