Kryeministri Edi Rama, ka mohuar në emisionin “Opinion”, deklaratën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se në këtë sezon turistik, për të shkuar në plazh do të aplikohet për leje tek e-albanaia.
Blendi Fevziu: Blendi Klosi tha se do të merret leje në e-albania, për të shkuar në plazh?!
Edi Rama: Ai nuk e tha këtë, kjo hyn tek gjërat që i thoni ju dhe pastaj ja lini tjetrit.
Mirepo ditën e djeshme, në një intervistë për “Tv T”, Blendi Klosi deklaroi pikërisht këtë gjë, se po përgatitet rregullorja dhe se plazhi do të bëhet me leje nga e-albania dhe se pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik (video më poshtë).
Ja deklarat e Klosit:
“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/599862087289301/?t=51