Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i ftuar ne Opinion komentoi edhe ndryshimet ne Kodin Penal , qe sipas tij janë te tepruara me burgosjen e qytetarëve.
Solis i krahasoi deputetët aktual të Parlamentit njësoj sikur t’i japësh në dorë majmunit një kallash të mbushur.
Solis: Kryeministri duhet të ketë më shumë besim tek qytetarët e vetë. Ata që vijnë në spital janë shumë të përgjegjshëm, shumë të lexuar dhe shumë të ditur. Ky Parlamenti që kemi këtë radhë është i frikshëm. E thashë edhe sot në mëngjes.
Kur ky lloj Parlamenti që një fjali nuk di të lidh, që janë shumë nën mesataren e Shqipërisë, i thua të vërë dorë në Kodin Penal, është si majmunit t’i japësh në dorë kallashnikovin e mbushur dhe t’i thuash ma mbaj një çikë.
Është e frikshme sepse mund të them shumë mirë se si mund ta vërtetosh kur edhe testi nuk ka sensitet aq të plotë. Kështu i bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë se sa ky që doli nga shtëpia. Njerëzit janë të desiplinuar. Një kryeministër duhet të ketë dhembshuri për popullin e tij dhe gjobat janë shumë të rëndë.