Deputeti i pavarur në Kuvend, Lefter Maliqi në një intervistë për STANDARD flet mbi situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit tha se falë masave të marra prej tij u shmang një tragjedi e madhe me rreth 2800 të vdekur. Cili është opinioni juaj?
Fjala e liderit të sëmurë të Surrelit në Parlament se fal masave të marra nën drejtimin janë shpëtuar 2800 njerëz nga vdekja me kujtoi këngën në kohën e etërve të tij, ku atij si ndahet shpirti:
“28 mije o shok të tjeret jane gjalle, Trimo Enver Hoxha Trimo Partizan”
Në një kohë që qeveria po nxjerr nga burgu të dënuar, parlamenti miratoi ndryshimet që dënojnë qytetarët të cilët shkelin masat e qeverisë. Si e komentoni kete pjese?
Lirimi i qindra te burgosureve apo dhe dalja sot ne TV duke thënë që do të falen gjobat dhe patentat do ju kthehen apo ndarja e ushqimeve me seleksionime dhe dashamiresia se po mbron jetën e pensionisteve tregon se ka filluar fushaten elektorale, i sëmuri se ka mendjen tek populli por tek karrigia e vete se është peng i oligarkeve dhe krimit.
Kjo qeveri ka mashtruar për çdo premtim, si legalizimi falas, shendetesia falas, rendi per 100 dite, investime, rritje pagash etj…E mbolli Shqiperinë me droge, rriti taksat, burgosi te varfer e kundershtar, kudo krime, vrasje, korrupsion, grabitje, vjedhje, kapi institucionet, la vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë. Kapi Parlamentin, beri zgjedhje moniste lokale pra vuri demokracine ne rrezik duke shfaqur shenja te diktatures.
Rritja e testimeve na çon tek e vërteta dhe cilat janë vendimet që duhen marrë për daljen nga kriza?
Ne keto fatkeqesi si ajo e termetit te 26 Nendorit akoma nuk ka drejtesi per 51 kufomat. Beri vetem show me deputetet e ministrat me përparëse e qese në dore e ndihma formale nderkohe qe dështoj me mjetet e shpetim kerkimit. Mori borxh ne Europë e bote per rindertimin duke rritur ndjeshem borxhin publik dhe akoma njerzit po vuajne ne çadra. Po keshtu u gjobit miliona euro nga Gjykata nderkombtare per Agon Channel ku te gjitha do paguhen nga taksat tona, pengoj hetimin e krimit elektorale te dosjeve te Dibres dhe Durresit, ku piktori deshtak paditi gazeten ‘Bild’ dhe para disa muajsh e terhoqi padine duke pranuar krimin elektoral.
Edhe ne kete pandemi globale ky piktor deshtak ndjell vetem panik e terror per popullin duke thene vetem fjalen burg e viktima, me masa izolimi e kufizuese dhe duke mos bere testet sipas OBSH, stresoj dhjetra shqiptarë.
Si e komentoni vendimin e qeverisë për riatdhesimin e shqiptarëve dhe pagesën e një pjesë të shpenzimeve në hotelet-karantinë me shpenzimet e veta.
Në këtë pandemi globale, ky piktor dështak ndjell vetëm panik e terror në popull duke thënë vetëm fjalën burg e viktima, me masa izolimi e kufizuese dhe duke mos bërë testet sipas OBSH. Stresoi dhjetëra shqiptarë disa ditë në tokë neutralë me Greqinë dhe Malin e Zi duke mos pranuar që të hynin në tokën, në atdheun, vatanin, familjen e tyre. Turp! Dhe më keq akoma i fut me shpenzimet e tyre në karantinë në hotelet e oligarkëve me shpenzimet e qytetarëve, pra bën korrupsion me qytetarët e vet siç po bën dhe këto ditë me riatdhesimin e qindrave shqiptarëve nëpër hotelet e oligarkëve ku sasia e shpenzimeve të karantinimit me udhëtimin vete 700-1000 euro për çdo person.
Po lidhur me paketat e Qeverisë të cilësuara si “ndihma lufte” për biznesin e vogël dhe qytetarët e mbetur të papunë si pasojë e karantinës, cili është qëndrimi juaj?
Kjo qeveri eshte e papergjegjshme mbeti me show duke derguar qeska me ushqime nderkohe qe invalidet te verbrit pensionistet njerzit ne nevoj me ato ushqime as 2-3 dite nuk e perballojne. Pra duhet ndihme ne te holla sic bene shume shtete si Serbia qe ka paguar me te holla qytetaret. Piktori deshtak ka pezulluar koncensionet por jo anulluar pra ky se ka mendjen tek populli por tek oligarket
Keto fatkeqesi na mesuan se sa te vegjel jemi para zotit, asgje ska vlere as posti as pasuria as privilegjet.Piktorit i duket vetja gjeni, profet, ‘baba’ i kombit por harron se eshte njeri si gjithe te tjeret. Ish-emigrant i papune dhe aty ku eshte tani erdhi me vota te manipuluara apo duke i dhene doren Fatos Nano dhe me mbeshtetjen e Ilir Metes por vesi i tij eshte mosmirenjohja.
Ne kete kohe testet jane te domosdoshme, heqja e kufizimeve per njerzit dhe mjetet, anullimi i koncesioneve dhe ndihma ne te hollla te familjeve ne nevoje. Socialistet jane te zhgenjyer pjesa me e madhe nga konsumimi dhe padrejtesite e pushtetit qendror e lokal. Shqiptaret e njohen kete aktor te shemtuar pasi i doli boja dhe se bashku me virusin do largojne dhe kete te keqe te madhe qe ç’populloj vendin, varferoj popullin, u rriti borxhin publik, kapi institucionet, beri zgjedhje moniste lokale, rriti taksat etj etj.
Ne vjeshte me renien e gjetheve fillon renia e Rilindjes se krimit dhe ringritja e ekonomise, sigurise, mireqenies, drejtesise dhe e aspiratave per te ardhmen ne BE.
Intervistoi: Romina Vako