Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia. Avioni me 47 shqiptarë është nisur këtë mëngjes nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.
Secili prej të ardhurve nga jashtë do të ketë dhomën e tij në hotel në Durrës, ku do të kontrollohen herë pas here, deri kur të bëjë 14 ditë.