Turma njerëzish kanë mbushur plazhet në Jacksonville, Florida pasi brigjet u hapën për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Plazhet e Jacksonville u rihapën në orën 5 të mbasdites së ditës së djeshme, nën orë të limituara dhe ndalime, edhe pse Florida shënoi rritjen më të madhe të saj brenda ditës.
Foto dhe video nga skena shfaqin entuziasmin e banorëve që brohorasin teksa mbërrijnë në rërë, pas javëve të tëra mbyllje.
Departamenti i shëndetit i Floridës tha se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrit me 1421 raste ditën e djeshme duke e bërë numrin total 24,753. Numri i viktimave ka shkuar në 726 me një rritje prej 58 në 24 orët e fundit.