Brittany Jencik nga Nju Jorku raportohet se ka infektuar shumicën e 18 fëmijëve të saj me Covid-19, rreth pesë javë më parë. Kur Jencik u sëmur rëndë, fëmijët e saj – disa prej të cilëve janë birësuar – filluan të shfaqin simptoma.
Ajo tha se virusi vdekjeprurës ishte “si një tren mallrash” që po godiste familjen e saj. “Ishte e tmerrshme,” i tha Jencik WHAM. “Nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë frikë për jetën time” Nëna e tetëmbëdhjetë fëmijëve nuk e di se si ajo kontraktoi koronavirusin.
“Unë isha jashtëzakonisht e shqetësuar dhe mendoja se nuk do të isha kurrë sërish e njëjta”, tha Jencik për betejën e saj me sëmundjen që ka infektuar miliona persona në të gjithë botën. Lajm i mirë është se familja Jenciks më në fund janë në rrugën e shërimit pas disa javësh izolimi.