Bardhi reagon ndaj sulmeve të Ramës: Nuk ka asnjë qindarkë t’u japë shqiptarëve, ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën

0
129

Sekretari i pergjithshem i PD Gazment Bardhi, ka reaguar ne Facebook, me nje kunder pergjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Bardhit nuk shqetesohet per problemet e shumta me te cilat po perballen qytetaret ne kete kohe krize, por shikon si e si te sulmoje opoziten me videomontazhe.

Postimi i plote:

Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.

Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here