Ish- deputeti i PD Xhemal Gjunkshi nepermjet nje video ne Facebook ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po bën marrëveshje të pista për të çuar shqiptarët që vijnë nga jashtë shtetit të karantinohen në hotelet e deputetit të PS Sadri Abazi.
Statusi i plote:
Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Konvaleshencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.
Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Konvaleshencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë?
Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?
Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet.