Ne Tajvani po gjurmohen disa mijëra persona në kontakt me anëtarët e ekuipazhit detar, të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus me pare.
Sipas autoriteteve tajvaneze, gjithsej 24 marinarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga e njëjta anije detare.
Njoftimi erdhi një ditë pasi autoritetet deklaruan se ishin zbuluar tre raste fillestare në ekuipazhin e anijes.
“Anija, që u nis më 21 shkurt si pjesë e një flote prej tre anijeve, ndaloi në kombin ishullor mikronezian të Palaut në mes të marsit”, njoftoi Qendra e Komandës Epidemike (CECC).