Paloka reagon ashpër pas sulmit të Ramës: A ka njerëz në moshën e tij, që në mbrëmjen e pashkëve merren me video montazhe?

0
170

Pas publikimit te video montazhit nga kryeministri Rama si sulm i rradhes ndaj opozites, ka reaguar edhe ish deputeti i PD Edi Paloka.

Nepermjet nje statusi ne Facebook Paloka pyet: A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe?

Postimi i plote:

A ka kryeminister normal qe te dielen ne darke poston video te montuara per kundershtarin politik?
A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe?
A mundet qe drejtuesi i nje qeverie ne kohen me te keqe per shtetasit e tij gjen kohen dhe poston video te sajuara?
Pa dyshim qe nje njeri normal ne moshen e kryeministrit dhe aq me teper nje kryeminister nuk i ben keto as ne kohe normale.
Po beu i Surrelit nuk ka asnje hall vec se te kenaqe shijet e veta dhe te oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripe.
Nga divani i ngrohte i shtepise mund te qeshesh me videomontazhe,por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa me shpejt. Ndaj boll bere si gaztor se nuk je as ne nivelin e Taulant Balles me kete lloj humori.

Fotografia e Edi Paloka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here