Shkel karantinën dhe kundërshton policinë, kapet 32 vjeçari….

0
126

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 32 vjeçar i cili kishte shkelur rregullat e karantinës dhe ka kundërshtuar forcat e policisë.

Sipas policisë shtetasi G.S. është konstatuar se po lëvizte pa autorizim, gjithashtu pas kontrollit të uniformave blu ka rezultuar se 32 vjeçari nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here