Basha komenton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Qeveria ka dështuar në këto 5 javë për t’u përballur me krizën

0
106

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se, vendimi i qeverisë për të shtyrë pandeminë deri në 23 qershor tregon se provën se qeveria është e paaftë për tu përballur me krizën.

Pyetje: Cili është mendimi juaj për vendimin e qeverisë që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë deri në 23 Qershor? U diskutua në Këshillin e Sigurisë?

Lulzim Basha: Jo, nuk u diskutua. Gjendja e fatkeqësisë shërben për diçka. Shërben për te trajtuar problemin kryesor që është virusi dhe shërben për të trajtuar pasojat e këtij problemi që është kriza ekonomike. Per këtë arsye është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Tani të shohim çfarë është bërë këto javë, që kur është shpallur gjendja.

Në radhë të parë, nuk ka asnjë përmirësim sa i përket financimit të shëndetësisë dhe në veçanti rritjes së testimeve. Ne mbetemi vendi i fundit për sa i përket testimeve. Shikoni Maqedoninë apo vendet e tjera. Ne jemi një vend, ku kryeministri ka vendosur që testimet të mbahen në minimum. Dhe kur ke testime të pakta, do të kesh edhe zbulime të pakta, por kjo nuk na ndihmon. Ja ku kemi ardhur sot tek vendimi për të shtyrë emergjencën. Pse u shty emergjenca? E shpjegoi kryeministri këtë? Shpjegoi që këto 5 javë që ka kërkuar sakrificë të shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi nuk ka marrë asnjë masë reale për të na treguar ku është infeksioni? Kjo mundet kur ti ke mjaftueshëm testime. Na shpjegoi pse e ka marrë këtë masë në raport me atë që duhet të bëjë për të mbështetur të prekurit nga kjo masë, sepse sa e shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë presupozon që qeveria do të vazhdojë të ushtrojë pushtetet e veta për të urdhëruar mbyllje të bizneseve apo reduktim të orareve. Pra, në masa shtrënguese kemi qenë të bollshëm, në komunikim në facebook kemi qenë të bollshëm, por deri më sot, qeveria dhe kryeministri kanë dhënë me pikatore ndihmën që qytetarët meritojnë, ndihmën financiare apo ushqimore për të cilat qytetarët dhe bizneset kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Ndaj, nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën./ Syri TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here