Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar nga Kina që të jetë sa më transparente në lidhje me shpërthimin e Covid-19, pasi Pekini po përballet edhe me një presion të madh për menaxhimin që po i bëhet krizës.
Merkel kërkoi për më shumë informacion në lidhje me ditët e para të shpërthimit, të cilat kishin origjinën në qytetin qendror kinez, Wuhan. “Unë besoj se Kina duhet të jetë më transparente. Pekini duhet që të na tregojë më tepër rreth virusit, të na dëshmojë origjinën e Covid-19. Sa më transparente të jetë Kina, aq më mirë do të jetë për të gjithë botën, pasi na jep info të rëndësishme për këtë virus”, ka deklaruar Merkel.