Vdekja e fotografit të njohur Peter Beart ishte e dhimbshme për të gjithë.
Pas shumë ditësh kërkime nga ana e policisë me qen, me dron dhe pajisje të tjera 82 vjeçari u gjet i vdekur në pyll.
Ky lajm ka trishtuar dhe modelen e njohur shqiptare Vildane Zeneli.
Ajo është shprehur se lajmi e trishtoi shumë pasi ishte pikërisht Peter që i ndryshoi jetën e saj.
Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë duke e bërë të besojë tek vetja.
‘Më trishtoi shumë. U prehsh në paqe Peter. Ky njeri nisi karrierën time dhe e dërgoi në një tjetër nivel. E takova kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi pozova për të. Gjithmonë do ti jem mirënjohëse dhe do vlerësoj gjithçka që ti Peter ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën tim, karrierën time dhe më bëre të besoj se unë mund të bëja gjithçka. Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë,”- shkroi ajo në postimine saj,