11 JANAR, 2025

345 të shëruar dhe 40 të shtruar/ Pesë pacientë në gjendje të rënduar…

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës nga CoVid-19. 609 të prekur ka arritur numri i përgjithshëm në vend.

25 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

345 të shëruar dhe 40 të shtruar/ Pesë pacientë në gjendje të rënduar…

Basha: Koha nuk pret, po thellohet kriza!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *